Një doktor sirian që akuzohet se ka torturuar, eksperimentuar e vrarë të burgosurit e një institucioni qeveritar ka dalë sot në gjyq në Gjermani.
36 vjeçari Alaa Mousa kishte ardhur në Gjermani në vitin 2015 me një vizë për emigrantë profesionalë, pasi kishte punuar në burgun e inteligjencës ushtarake në qytetin e Homs nga prilli 2011 deri në dhjetor 2012.
Ai nisi më pas të punonte si mjek në Gjermani, pasi në një prej rasteve në Siri ai i kishte bërë një injeksion fatal një të burgosuri që rezistonte ndaj rrahjes.
Në të tjera raste Mousa akuzohet se kishte derdhur karburant në plagët e një të burgosuri para se t’i vinte flakët dhe ta rrihte barbarisht, u tha në gjyq.
Një ish-i burgosur i tij Ahmad A., i cili jeton tashmë në Austri, do të jetë një nga dëshmitarët kryesorë të akuzës, shkruan e përditshmja Der Spiegel.
Në një tjetër rast Mousa u thirr në burgun e Homs ku një i burgosur pësoi një krizë epileptike, për të cilin prokurorët akuzonin e kishte qëlluar në fytyrë dhe më pas rrahur me një tub plastik.
Burri kishte vdekur disa ditë më vonë pasi kishte pirë një tabletë që Mousa i kishte dhënë, edhe pse shkaku i vdekjes është zyrtarisht i paqartë.
Prokurorët e akuzojnë atë për një vrasje dhe 18 raste torture, lëndime të rënda trupore dhe psikologjike.
Pas ardhjes në Gjermani ai ka punuar si doktor ortopedik, para se të arrestohej në qershor 2020 prej denoncimeve nga disa sirianë.
Prokurorët thanë se Mousa ka punuar në spitalin ushtarak 608 në Homs dhe në spitalin ushtarak 601 në kryeqytetin Damask, ku mbaheshin të arrestuar si disidentë ndaj regjimit të Assad.
Por në vend të trajtimit shumë prej tyre torturoheshin ose vriteshin, tha prokurorja Anna Zabeck.
I akuzuari mohon akuzat, gjyqi vazhdon.
Top Channel