Dinamo e ka nisur vitin me një fitore dramatike, në fund kundër Kukësit me rezultatin 1-0. Blutë e nisën mirë, duke rrezikuar me Ibraimi që në fillim, por goditje e tij e dënimit u devijua nga Tafas.
Më pas Basa kishte mundësinë të befasonte pas një daljeje të Simonit, por Sofranac e devijoi topin në momentin e fundit. Imami e Ndreca lëshuan nga një sinjal në fundin e pjesës së parë, por pa sukses duke e mbyllur pjesën e parë në barazim pa gola.
Dimano në fillim të së dytës rrezikoi me Demirin, kurse rastin më të mirë për Kukësin e pati Daci që e çoi topin ngjitur me shtyllën pingule.
Një minutë para fundit Eni Imami shtangu ekipin me të cilin ka dalë kampion më parë duke shënuar golin e fitores dhe të parin për të në këtë sezon. Hero ishte edhe portieri Simoni, që shmangu një autogol të Sofranac në fundin e ndeshjes duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij ti gëzohet fitores së në këto 16 javë.
Falë këtyre tre pikëve kryeqytetasit ngjiten në vendin e shtatë në kuotën e 18 pikëve aq sa edhe Teuta e vendit të gjashtë.
Top Channel