Foto ilustruese

Dy drejtues mjetesh janë vënë nën prangat e policisë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre është përfshirë në një aksident.

Bëhet fjalë për shtetasin Sh.H, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës dhe si pasojë mbeti i lënduar pasagjeri në këtë mjet.

Pas aksidentit 33-vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa tashmë akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Sh. H., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkaq, në pranga u vu edhe shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA