Zyra e kryeministrit Edi Rama nisi paraditen e kësaj të marte shpërndarjen e pyetësorit për 12 çështje, për të cilat kërkon mendimin e shqiptarëve.

Kjo është një kopje e formularit siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ku si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Si çështje të dytë kryeministri ka zgjedhur të pyes nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Amnistia e parave të fituata në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.

Sikurse ato që lidhen me ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit Europian, përfshi a është “Ballkan i Hapur” në interes të Shqipërisë.

Unë besoj“, thotë kryeministri Edi Rama në letrën shoqëruese të formularit, “se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarjen, kundër interesit të familjeve shqiptare”.

Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi” thekson kryeministri.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA