Talibanët njoftojnë krijimin e “batalionit të sulmuesve kamikazë” për operacionet speciale (fotot)

18/01/2022 15:30

Planet e Talibanëve për krijimin e “brigadave të martirëve” si pjesë e ushtrisë së Afganistanit janë dënuar si “të tmerrshme e të përçmueshme” nga grupet e të drejtave të njeriut.

Zhvillimi vjen pasi talibanët kanë njoftuar krijimin e batalionit të “sulmuesve vetëvrasës” që do të bashkohet me ushtrinë kombëtare të Afganistanit.

Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i grupit militant në pushtet dha njoftimin tronditës.

Ai tha për të përditshmen ‘The Times’: “Muxhahajdinët (luftëtarë guerrilas) tanë të brigadave të martirëve do të jenë gjithashtu pjesë e ushtrisë, por në kuadër të forcave speciale”.

“Këto forca do të kontrollohen nga ministria e mbrojtjes dhe do të përdoren për operacione speciale”.

Grupi më parë terrorist, ka shumë precedentë të përdorimit të misioneve vetëvrasëse para se të arrinin të vinin në pushtet verën e vitit të kaluar në Afganistan.

Gjatë 20 viteve të fundit ekstremistët kanë përdorur sulmues vetavrasës për të kryer sulme në Afganistan dhe në vende të ndryshme perëndimore.

Madje shumë nga sulmet kamikaze në Afganistan janë kryer nga minorenë ose fëmijë.

Tashmë grupi kërkon të krijojë skuadra të reja kamikaze me qëllim “mbrojtjen e Afganistanit”, tha zëdhënsi taliban Bilal Karimi.

Sipas raportimeve objektivi i tyre do të jenë degët e reja të ISIS, të cilët kanë kryer të paktën pesë sulme të rënda në vend që prej largimit të forcave të SHBA në gusht.

Shumica e sulmeve të tyre janë kryer nga sulmues vetëvrasës, shkruan rrjeti NDTV.

Mullah Nisar Ahmad Ahmadi, zëvendës guvernatori i provincës  Badakhshan, tha se batalioni në fjalë quhet Lashkar-e-Mansoori, ose ‘Ushtria Mansoor’, që ishte krijuar për sulme ndaj qeverisë së mëparshme të Afganistanit.

Ai tha: “Disfata e SHBA nuk do të kishte qenë e mundur po të mos ishte për këtë batalion”.

“Ata janë njerëz që nuk e njohin frikën dhe ia kushtojnë veten pranimit të Allahut”.

FOTO GALERI
1/5
Talibanët kanë njoftuar krijimin e batalionit të “sulmuesve vetëvrasës” që do të bashkohet me ushtrinë kombëtare të Afganistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA