Para disa ditëve, Rafael Benitez u shkarkua nga klubi i Everton si pasojë e rezultateve të dobëta, me skuadrën që tashmë është e përfshirë në duelin e mbijetesës.
Mbi shkarkimin e spanjollit, ka komentuar edhe tekniku i Watford, Claudio Ranieri i cili thekson se ai që e pëson kur ekipi nuk ecën në rrugën e duhur është trajneri.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, kur një skuadër nuk ka ecuri të mirë atëherë ai që e pëson është trajneri. Kështu është në të gjithë botën, në Itali është edhe më e theksuar kjo pjesë, por edhe në Spanjë apo Francë.
Benitez nuk mundi të bënte merkato sepse u emërua pas Ancelottit dhe skuadra nuk ishte e ndërtuar prej tij. Gjeti një ekip dhe u mundua të bënte më të mirën, ndoshta në Angli nuk jeni mësuar me gjëra të tilla por në Itali, trajnerët i ndryshojnë si akulloret”, u shpreh Ranieri.
Top Channel