Një automjet është përfshirë nga flakët në orën 08:15 min të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘10 Korriku’ të qytetit të Vlorës.

Forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ndërsa nga këqyrja paraprake mendohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, pasi pronari i automjetit kishte harruar dritat ndezur.

Zjarrfikësit bën të mundur fikjen e zjarrit, duke shmangur edhe dëmtimin e automjeteve aty pranë.

Ndërkaq, policia ka nisur menjëherë nga puna dhe kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA