Nesër Kukësi-Dinamo, trajneri i Dinamos bën deklarata të forta kundër rivalit të tij

18/01/2022 15:28

Kukësi-Dinamo do të mbyll javën e 16-të të Abissnet Superirores në një ndeshjenga e cila pritet shumë në të gjitha aspektet dhe ku kurioziteti është i madh për të parë gjendjen e dy ekipeve, si të verilindorëve që ndodhen në vendin e dytë ashtu edhe të Dinamos e cila mbylli një pjesë të parë të sezonit jo të mirë.

Bledi Shkembi: Pa i hequr asnjë meritë Kukësit për pozicionin që ka, por është një ndeshje si të gjitha të tjerat. Kukësi kërkon ta fitojë këtë ndeshje ashtu siç kërkojmë ta fitojmë edhe ne për tu largua nga pozicioni që jemi. Kjo ndeshje do të jetë diçka ndryshe dhe jam I bindur që ekipi do të japë maksimumin për ta fituar.

Gjithashtu në këtë prezantim zyrtar për vitin 2022 Dinamo ka nxjerrë në konferencën për shty edhe Bledar Devollin një emër i njohur i trajningut shqiptarë. Ai u largua nga të rinjtë e Tiranës për të qenë zëvendës trajner i bluve të kryeqytetit.

Bledar Devolli: Ma kërkoi Bledi të jem këtu sepse ne jemi miq të ngushtë prej 15 vitesh dhe miku në ditë të vështira duhet dhe e dyta më pëlqeu projekti.

Ndërkohë që Bledi Shkëmbi i është përgjigjur edhe ironisë së pak ditëve më parë të trajnerit Diego Longo për vëzhgimin e stërvitjes së tij nga stafi i Dinamos pak ditë më parë.

Bledi Shkëmbi: Trajneri Lango, me falni Longo, ka parë me sa duket shumë filma me partisan Italian dhe spiuna. Atje është një komplekt ku stërviten tre ekipe. E njejta gje ka ndodhur dy muaj rresht kur ne stërviteshim përpara Kukësit dhe ata ishin aty. Ne nuk i shkojmë askujt t’i shohim stërvitjen. Por trajneri Longo është shumë i zoti sepse e ka treguar puna e tij, por është shume I zoti edhe me goje sepse luan shume mire me gojë.

Ndeshja mes Kukësi-Dinamo nuk arriti të ishte ndeshja debutuese e stadiumit të ri të qytetit verilindorë, Kukës Arena e si rrjedhojë do të zhvillohet në Elbasan Arena ditën e mërkuë në orën 16:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA