Shkencëtari dhe pedagogu i njohur, Rifat Gjota ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Gjota ishte një ndër profesorët më të vjetër në Fakultetin e inxhinierisë elektrike në Prishtinë.

Zbuluesi shqiptar ka lindur në Pejë në 5 maj të vitit 1939 në një familje të njohur zejtare.

Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindjen e vet, ndërsa në vitin 1965 është diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Shkupit.

Gjota po ashtu ka kryer magjistraturën në vitin 1977 në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, kurse në vitin 1985 ka qenë në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës.

Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit, i cili kursente energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme.

Gjithashtu  në vitin 2005 ka botuar edhe librin të titulluar “Makinat Elektrike Komplementare-Komplekse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA