Linja të mëdha ajrore dhe shpërndarjeje në SHBA kanë bëjë një lutje të fundit për ndalimin e rrjetit të fuqishëm 5G të internetit pranë aeroporteve.
Disa nga kompanitë më të mëdha kanë dhënë alarmin për efektet ndoshta “shkatërrimtare” të rrjetit 5G pranë aeroporteve, duke thënë se teknologjia do të shkaktojë ndalimin e fluturimeve dhe rrjetit të shpërndarjes.
‘Airlines for America’ – grupi përfaqësues i linjave ajrore JetBlue, American Airlines, Southwest, United, Delta, UPS, e FedEx, mes të tjerave – publikoi një leter të henën ku tha se shërbimi 5G C-Band do të ndikojë fuqimisht në operacionet e fluturimeve dhe mund të krijojë një “katastrofë ekonomike krejtësisht të evitueshme.”
“Shumica e udhëtimeve dhe transportit nuk do të mund të fluturojë,” thuhej në deklaratë duke shtuar se 1,100 fluturime në ditë ose rreth 100,000 udhëtarë do të preken nga shtyrjet ose anulimet.
Megjithse Administrata Federale e Aviacionit të SHBA ka pranuar se rrjeti do të ndërhyjë me radio altimetrat e përdorur nga avionët, të cilët përdoren nga pilotët për uljen në shikueshmëri të vogël agjencia tha se ka lejuar avionët komercialë të fluturojnë në prani të kullave C-Band të rrjetit 5G. Leja u dha disa ditë para aktivizimit të tyre më 19 janar megjithë shtyrjet për arsye sigurie.
Por linjat ajrore theksuan se interferencat me altimetrat janë serioze pasi ato “japin informacion kritik për sistemet e navigimit në avionët modernë “, që do të thotë se masa të gjera fluturimesh mund të mbeten pa u ngritur nëse çështja mbetet në këto kushte.
Kompanitë sugjeruan që adminsitrata të ndalojë ndëritmin e kullave 5G më afër se dy milje nga aeroportet, derisa rregullatorët të përcaktojnë si të arrihet siguria pa trazira katastrofike.
Kompanitë Verizon e AT&T po udëhheqin përhapjen e linjës 5G C-Band në SHBA pas marrjes së kontratës $80 miliardë të instalimit të teknologjisë, vitin e kaluar. Disa kompani kanë pranuar të krijojnë zona mbrojtjeje nga radiacioni rreth aeroporteve, por linjat ajrore nuk janë të kënaqura pasi thonë se masa është e pamjaftueshme.
Top Channel