Kryeministri pas thirrjeve për dorëheqje: Askush nuk më tha se eventi me pije, thyente rregullat (fotot)

18/01/2022 17:20
Kur kryeministri u pyet nëse kishte gënjyer në parlament, Johnson tha: "Jo. E nis duke përsëritur ndjesën time për këdo

Kryeministri britanik Boris Johnson është mbrojtur sot pas thirrjeve të gjera për të dhënë dorëheqjen, duke thënë se askush nuk e kishte paralajmëruar se festa me pije në kopshtin e kryeministrisë thyente rregullat e izolimit.

“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave,” justifikohej kryeminsitri, duke shtuar: “Po të ma kishin thënë do ta mbaja mend.”

Por ish-ndihmësi i tij Dominic Cummings thotë se e kishte paralajmëruar Johnson në maj, dhe tani e akuzon se po gënjen deputetët për historinë.

Kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen nëse i ka gënjyer deputetëve të parlamentit Johnson tha: “Le të shikojmë çfarë do të thotë raporti.”

Punonjësja e vjetër e adminsitratës Sue Gray pritet të publikojë një raport mbi mbrëmjen e shpeshta në kopshtin e kryeministrisë apo departamente të tjera qeveritare gjatë kohës së izolimit të Covid.

Zoti Cummings, i cili punonte ende në kryeministri në kohën e festës famëkeqe të 20 majit 2021, thotë se kryeministri kishte refuzuar paralajmërimet e tij.

Cummings thotë se idea e një këshille të ndihmës-sekretarit nuk i bënte përshtypje Johnson.

Dy zyrtarë të tjerë qeveritare i thanë rrjetit BBC se mbanin mend Cummings që kishte këshilluar kryeministrin të mos e bënte mbledhjen me pije.

Në përgjigje të deklartës së fundit, deputetja laburiste Angela Rayner tha: “Boris Johnson  di se ka ardhur në fund të rrugës.

“Ai është kryeministri, ai vendos rregullat, ai nuk kishte nevojë te dinte që festa në të cilën mori pjesë thyente rregullat.

Kur kryeministri u pyet nëse kishte gënjyer në parlament, Johnson tha: “Jo. E nis duke përsëritur ndjesën time për këdo, për gjykimet e këqija që kam bërë, ose që kanë bërë zyrtarë të tjerë të kryeministrisë”.

FOTO GALERI
1/3
Kryeministri britanik Boris Johnson është mbrojtur sot pas thirrjeve të gjera për të dhënë dorëheqjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA