Partia Demokratike , përmes një postimi në rrjete sociale hedh akuza për ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e quan ‘gënjeshtar ordiner, “që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë”!

PD shkruan më tej se Berisha është braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, ndërsa çdo ditë thotë gënjeshtra të reja për krydemokratin Basha.

“Për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”, theksohet më tej në deklaratë!

Postimi i plotë:

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Top Channel