Kryeministri Rama mbërrin në New York në orën 13:00, burime qeveritare tregojnë për Top Channel çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas
Pas bashkëbisedimit me gocat dhe gratë në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarja e Top Channel se nëse do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe pse demokratët e ndjekin kudo duke protestuar kundra tij.
Kryedemokrati Basha u shpreh shkurtimisht se: ‘syri sheh atë që do mendja’, ndërsa ka vijuar më tej komentin për aktivitetin e zhvilluar.
Pyetje: Zoti Basha kështu do vijoni ta drejtoni PD me demokratët që ju ndjekin me protesta ngado?
Basha: Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do. Shpresoj ta keni ndjekur aktivitetin se ka qenë me gratë dhe shumica e gazetareve këtu janë gra, se gratë do jenë pjesë e ringritjes së fuqishme jo vetëm e PD, por edhe Shqipërisë.
Kujtojmë se, para se të zhvillonte takimin e sotëm me gratë dhe vajzat e Lëvizjes Demokratike të Gruas, mbështetësit e Berishës i kanë bërë ‘pritë’ Bashës jashtë lokalit ku ata ndodheshin.
Me thirrjet “Basha ik” dhe “Tradhtar, plehrë, o qelbësirë”, ata e kanë gjuajtur me vezë.
Top Channel