Batuta e Bashës me gruan demokrate: M’i ço dhe mua ato lule në mesazh, se më nisin vetëm grushte, flakë, zjarr

18/01/2022 13:25

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, së bashku me Kryedemokratin Basha kanë zhvilluar një takim gratë e Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Grida ka folur për situatën në të cilën është gjendur partia kohët e fundit për shkak të protestës së dhunshme të Sali Berishës, ndërsa nuk kanë munguar as batuat mes saj e Bashës.

Duma zbuloi se njëra nga gratë i dërgon në momentet e vështira lule dhe këngë, ndërsa në bisedë ka ndërhyrë Basha i cili i kërkoi Dumës t’i nisi mesazhet e zonjave, duke u “ankuar” se zotërinjtë i dërgojnë vetëm simbole grushtash, dhe zjarri.

Grida: E dimë që është ngjyra në shoqëri, nëse do të shikosh një gjë të bukur në cilëndo grupim burrash, nëse nuk ka aty një grua, vështirë është ta gjejmë të bukurën reale, le ta themi kështu.
Fato në ditët e vështira, nuk më shkruan në inbox, më çon këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, më çon në inbox o një këngë të vjetër, o diçka klasike, ose lule.

Basha: Grida mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë.

“Ja kjo është të thuash, ta përballosh gjithmonë situatën. Tani që të them gjë për dritën, është bërë imazh kombëtar, për nga qëndresa dhe nga forca. Po e bukura e të qenurit e fortë dhe të kesh emrin me dritë, është një dikotomi fantastike. Unë mendoj që forca më e madhe është drita në fakt, jo errësira, kështu që po e mbyll me këtë metaforën. Kam Merin atje, gjithë jetën në PD. Ne do ikim, PD-ja ishallah e past jetën e përjetshme në këtë vend dhe sjelltë atë energji që juve ia lini, sepse Meri është një nga le të themi ekonomistet, informaticienet më të mira që pa pasur Partia Demokratike, nuk ikën. Sa herë që ulemi në tryeza, vetëm më kritikon, pastaj gjendet po aty dhe e vetmja gjë që thotë, është ku i keni ato çunat ato gocat, të vijnë t’i trajnoj dhe të ikin. Dhe është thelbi i shpirtit të gruas në trashëgimninë dhe në gjithçka tjetër”, shtoi më tej nënkryetarja e PD.

Top Channel