14/11 15:54
Roberto D’Aversa nuk është më trajner i Sampdorias. Klubi xhenovez ka shkarkuar 46-vjeçarin për shkak të rezultateve negative.
Sampdoria renditet në vend të 15-të me 20 pikë, katër mbi zonën e ftohtë. Humbja 1-2 kundër Torinos ka qëlluar fatale për D’Aversa.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi i Serie A ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian.
D’Aversa mori drejtimin e Sampdoria në muajin korrik dhe drejtoi ekipin në 24 ndeshje, 22 në kampionat dhe dy në Kupën e Italisë.
Marco Giampaolo përflitet se do të jetë trajneri i ri i Sampdorias. 54-vjeçari ka drejtuar këtë skuadër edhe në periudhën korrik 2016-qershor 2019.
Top Channel