Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan ka folur nga Laçi, ku ndodhet për të dorëzuar çelësat e 522 banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të rindërtuara me financimin e qeverisë turke.
Në fjalën e tij, Erdogan zbuloi se shifra e rindërtimit është rreth 42 milionë euro ndërsa theksoi se parimi i besimit të vëllazërisë është që të qëndrojë pranë kur ka nevojë, jo kur e thërrasin. Nuk la pa përmendur fatkeqësitë natyrore në Turqi edhe vështirësitë që solli pandemia e Covid-19 duke thënë se nuk mbyllën sytë në asnjë moment, por ndihmuan me sa kishin mundësi.
Erdogan: Sot po i dorëzojmë këto 522 njësi banimi që kanë kushtuar afërsisht 42 milionë euro. Në këto momente dua t’ju uroj të gjithë familjarëve, t’i gëzoni. Falenderoj të madhin zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, me tërmete e zjarre, përmbushëm premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tani po theksoj një gjë që parim besimi i shenjës së vëllazërisë nuk është të vish kur të thërrasin por të qëndrosh pranë kur ka nevojë. Tani e tutje dhe në vijim do të vijojmë tu qëndrojmë pranë.
Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi. Të jesh më vëllain në kohë të mira dhe vështira është një nga vlerat. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatës së ngushtë, të gjithë shtetet e fuqishme dhe të mëdha, u kyçën duke mbyllur sytë, por ne bëmë të kundërtën. Dolëm dhe jashtë kufijve për tu qëndruar pranë vëllezërve tanë me çdo mundësi që kishim.
Ndër të tjera u fokusua dhe tek Spitali Rajonal i Fierit duke thënë se është fryt i solidaritetit dhe i miqësisë Turqi-Shqipëri. Sa për familjet që do të kalojnë jetën në shtëpitë e rindërtuara, Erdogan i uroi mbarësi dhe shëndet të plotë.
Erdogan: Duke besuar fort në bekimet dhe mirësinë e ndarjes me të tjerët dhe fuqisë së solidaritetit, vijuam të mbështesim miqtë tanë në luftën ndaj pandemisë. Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë, kemi spitalin Rajonal të Fierit, i cili është ndërtuar brenda 68 ditëve. Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes përmes video konferencës e quajtëm spitali i miqësisë Turqi-Shqipëri.
Në këtë spital tashmë janë ekipet e mjekëve, të infermierëve turq shqiptarë që punojnë krah për krah për ti shërbyer qytetarëve.
Lutem Zotit e gjithësisë për të gjithë ato shpirtra që kanë kaluar nga jo botë përmes tërmetit dhe përcjell ngushëllimet e sinqerta të gjithë familjarëve dhe të afërmve të tyre. Them që i madhi Zot të mos na sjellë drejt këtyre sprovave të mëdha. Ndoshta ata të cilët kanë vdekur, nuk e kemi mundësinë t’i kthejmë mbrapsht por na takon të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë këtu mes nesh. Me banesat e tërmetit sigurojmë 522 familje shqiptare që do të kalojnë jetën e tyre këtu. Edhe njëherë uroj që këto njësi banimi të shërbejnë për të gjithë shqiptarët. Ti gëzoni. Uroj që të jetoni në këto banesa me mbarësi e shëndet të plotë.
Top Channel