Talibanët mbajnë paradë ushtarake në veri të Afganistanit pas protestave (fotot)

17/01/2022 19:37

Luftëtarë talibanë mbanin sot një paradë ushtrake në veriperëndim të Afganistanit, disa ditë pasi qeveria në Kabul dërgoi trupa për shtypjen e trazirave dhe arrestimin e një komandanti militant.

Protestat kishin shpërthyer javës që shkoi në Maimana, ku një komandant taliban uzbek u arrestua për lidhje me një kompot pengmarrjeje.

Trazirat kanë shtuar frikat për tensioneve mes etnive uzbeke dhe pashtun, mes të cilave raportohet se ka pasur përplasje.

“Kemi dislokuar qindra forca në provincat fqinje dhe situata është tashmë nën kontroll,” tha për rrjetin AFP, zyrtari i ministrisë së mbrojtjes Latifullah Hakimi.

Në paradën e të dielës përfshiheshin rreshta me luftëtarë të armatosur dhe të maskuar me shalle koke me mbishkrime të fesë muslimane.

Dhjetra luftëtarë të tjerë të armatosur më rëndë parakalonin në kamionçina e mjete të blinduara, të marra nga ushtria e SHBA pas largimit te saj në gusht.

Rezidenët e qytezës Maimana kishin dalë në dy anët e rugët dhe regjistronin paradën me celularët e tyre.

Një prej tyre tha: “Dy ditë më parë situata është e keqe prej demonstratave por tani është normale.”

“I vetmi problem është se nuk ka vende pune, por me sigurinë jemi të kënaqur.”

 

FOTO GALERI
2/6
Disa ditë pasi qeveria në Kabul dërgoi atje trupa për shtypjen e trazirave dhe arrestimin e një komandanti militant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA