“S’po flas me duar në xhepa si ju”/ Opinionisti ofendon të ftuarit në Open

17/01/2022 22:03

Opinionisti Berat Buzhala ka ofenduar të ftuarit e tjerë në emisionin Open në Top Channel këtë të hënë, ndërsa po komentohet vizita zyrtare e presidentit turk,  Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë.

Sipas Buzhalës, Serbia ka investuar më shumë se sa Turqia në vendin tonë, ndërsa është kundërshtuar nga të pranishmit e tjerë.

Berat Buzhala: Po flas me shifra, s’po flas me duar në xhepa si ju.

Dritan Hila: Mos më jep CNN, më jep institucione, se na nxore CNN e Bosnjës.

Berat Buzhala: Pse po bëhesh nervoz.

Dritan Hila: Na ofendove neve. Referoju Insitutit të Statistikave të një shteti.

Kujtojmë se vizita e presidentit turk solli reagime të shumta në vendin tonë, pozitive dhe negative.

Gjatë qëndrimit të tij rreth shtatë orë Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA