Seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë më 31 janar.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e dy prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, të cilët kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Prokuroria nisi hetim ndaj Saimir Tahirit pas disa përgjimeve telefonike në Itali të grupit “Habilaj”.

Më 20 shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar atë me 5 vite heqje lirie, dënim i pezulluar nga gjykata për t’u konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Ish-ministri gjithashtu u akuzua për “trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, por ato u rrëzuan nga gjykata.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ish-ministri Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm kurse Prokuroria pretendon dënim për trafik droge.

Top Channel