Shtëpitë e rindërtuara në Laç/ Rama për drejtorin e projektit: Martoi djalin me shqiptare, e ka tejkaluar presidentin për vëllazëri

17/01/2022 12:40

Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e dhurimit të shtëpive të rindërtuara në Laç me financimin e qeverisë turke.

Nuk mungoi komenti i tij për Përfaqësuesin e Kompanisë Albayrak dhe Drejtorin i Projektit, Servet Birgoren, për të cilin tha se e tejkalon vëllazërinë një hap më tutje.

Për këtë i referohet faktit se djali i tij është martuar me një vajzë shqiptare.

Edi Rama: Ndryshe nga ministrat e republikës së Turqisë, nuk do e mbyll fjalimin me presidentin e Republikës së Turqisë, por me Servetin. Për mua është shëmbëlltyra e njeriut të punës që ka farkëtuar e gjithë republika e Turqisë. Për më tepër, Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje. E ka tejkaluar edhe presidentin se djalin e ka martuar me një shqiptare. Zoti President, shumë shumë shumë faleminderit.

Top Channel