Pukë/ Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 39-vjeçari

17/01/2022 15:29
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 43-vjeçare.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Top Channel