Policia e Fierit ka ndëshkuar 9 shoferë, të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Policia ka vënë në pranga 9 drejtues automjetesh gjatë javës që lam pas, ndërsa ka pezulluar 4 leje drejtimi dhe janë vendosur 1162 masa administrative.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1162 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-226 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-42 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-62 masa për përdorimin e aparatit celular;
-282 masa për parakalime të gabuara;
-5 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-206 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-334 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA