Në përkujtim 554 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në sheshin “Skënderbej” janë vendosur lule poshtë statujës. Skënderbeu ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Ndër të tjera duket se po bëhen përgatitjet për ceremoninë e restaurimit të xhamisë së Ethem Beut në Tiranë ku do të marrë pjesë edhe presidenti Erdogan.

Pas kësaj, kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie dhe për shkak të këtyre masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Top Channel