Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri 14 lagje dhe rrugë të bashkisë së Durrësit do të ndriçohen dhe shtrohen me asfalt.
Investimet e para në infrastrukturën rrugore si fillim do të nisin në zonën e plazhit, shtrimi i rrugëve pritet të mbarojë para sezonit turistik. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako thotë se brenda 6 mujorit të këtij viti do të kemi një Durrës të ri.
“Aktualisht po punojmë me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit për të realizuar 14 rrugë të rëndësishme në qytet. Investimi i rrugëve është me shtesë asfaltike më një sipërfaqe 11.000 metër linear nga ana tjetër kemi realizuar dhe një master plan për ndriçimin në qytet i cili do të realizohet me buxhetin e bashkisë”, u shpreh Sako.
Prioriteti i Bashkisë Durrës edhe për vitin 2022 është procesi i rindërtimit, por la lënë pas dhe infrastrukturën rrugore jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative.
“Me këtë bashkëpunim të FSHZH ne kemi parashikuar të ndërhyjmë në 5 zona të ndryshme në qytet duke filluar punën në zonën e plazhit kështu i paraprijmë sezonit turistik mos të gjendemi me punime gjatë kohës që fillon plazhi. Do të ndërhyjmë në zonë e Spitallës e cila dhe atje ka akte të rëndësishme rrugë me gjatësi 1.2 kilometra të cilat do të shtrohen për t’i dhënë infrastrukturën e duhur qytetarëve në zonë.Do të ndërhyjmë në njësinë administrative Rrashbull dhe Manzë”, tha Sako më tej.
Sako thotë se në Durrës gjen qytetar nga e gjithë bota, për këtë arsye Durrësi duhet të jetë qyteti model për sa i takon infrastrukturës dhe pastërtisë.
Top Channel