Greqia ka filluar që sot në mëngjes të zbatoje masën e gjobës për personat mbi 60 vjeç që nuk janë vaksinuar.

Siç ka theksuar zëdhënësi i qeverisë 303.000 qytetarë mbi 60 vjeç që kanë këmbëngulur në vendimin e tyre dhe nuk kanë mbyllur takim për të kryer vaksinën, do te paguajnë 50 euro gjobe për këtë muaj dhe më pas 100 euro për çdo muaj në vijim.

Vendosja e gjobës ishte paralajmëruar para 45 ditëve nga qeveria dhe 217000 persona mbi 60 vjeç kryen vaksinimin , por përsëri 10% e kësaj grup moshe ka zgjedhur të mos vaksinohet.

Kryeministri grek Mitsotakis ka theksuar se të gjitha gjobat e mbledhura nga personat e pavaksinuar do të shkojnë në një fond për fuqizimin e sistemit kombëtar të shëndetit.

Orët e fundit përsëri neë Athinë ka pasur protesta kundër kufizimeve të COVID-19, ndërsa qeveria jo vetëm këmbëngul ne masat e saj, por po shqyrton zgjerimin e vaksinimit të detyrueshëm për personat e moshës 50 vjeç e lart.

Duhet theksuar se nga vaksinimi i detyrueshëm i personave mbi 60 vjeç përjashtohen:

– rezidentë të huaj, të cilët kanë vendim për përjashtimin nga detyrimi i vaksinimit nga Komisionet Shëndetësore për arsye shëndetësore (p.sh. reaksion alergjik të rëndë, alergji të diagnostikuar, histori trombocitopenie etj.)
– ata që janë vaksinuar jashtë vendit

– dhe ata që kanë aplikuar tashmë për vaksinim në shtëpi dhe ende nuk janë vaksinuar.
Gjithashtu para pesë ditësh autoritetet shëndetësore greke miratuan edhe dhënien e një vaksine shtese, dozën e katërt, për njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Megjithëse në vend vihet re rënie e rasteve të infektimeve të cilat kanë shkuar në gati 10800 në ditë, autoritetet kanë njoftuar në 24 orët e fundit numër shumë të lartë vdekjesh, 95, në total rreth 22000 si dhe të intubuarish, 680.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA