Qeveria shqiptare dhe ajo e Turqisë nënshkruan 7 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fushën e arkivave, për rininë dhe sporte, për bashkëpunimin në fushën e protokollit, në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave.
Na vlen të mësojmë tha kryeministri Edi Rama nga mjekësia ekselente turke dhe të shtojmë bashkëpunimin në fushën e të ardhurave tatimore dhe doganore. Pasi e quajti Turqinë një valvul sigurie për BE kryeministri dha këtë koment për ata që merakosen nga fuqizimi, marrëdhënies mes tij dhe presidentit Erdogan.
“Nuk besoj që dikush në BE duhet të shqetësohet në marrëdhëniet mes dy vendeve ajo është e bazuar në traditë. Janë për të qeshur ata që thonë konspiracionistët. Janë disa gjëra që nuk zhbëhen.. Kurrë nuk jam ndjerë si përballë dikujt që jep leksione e receta si bëhet puna apo duke të kërkuar gjëra që ti s’ke dëshirë ti dëgjosh. Respekt reciproritet.
Miqësia e rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme, e tejkalojnë vëllazërinë tha presidenti Erdogan. Përsëriti shqetësimin për prezencën e organizatës FETO në vendin tonë“, tha Rama.
“Është pritshmëria jonë e sinqertë që në të ardhmen të ndërmerren hapa më konkretë, më të vendosur dhe me të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri. Kjo strukturë, e cila ka gjakun e të pafajshmëve në duart e saj, përbën kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku ka prani. Ashtu siç kemi bërë deri tani pjesën tonë për paqen, qetësinë e Ballkanit, edhe më tej në të njëjtën mënyrë do të jemi një prej vendeve garantuese të paqes dhe qetësisë.
Jemi një nga anëtarët më të fuqishëm të NATO theksoi presidenti Turqisë do bëjmë detyrën. Është me rëndësi qetësia e Ballkanit dhe stabiliteti. Ne do ta garantojmë këtë”, tha Erdogan.
Top Channel