NATO dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit teknologjik

17/01/2022 15:51

NATO dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin e zhvilluar teknologjik pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga NATO, me dokumentin e nënshkruar sot u përditësua memorandumi i mirëkuptimit i cili parashikon vazhdimin e bashkëpunimit për projektet teknologjike mes dy vendeve.

Në kuadër të marrëveshjes, ekspertët e NATO-s kryejnë “Iniciativën e Ndarjes së Informacionit” i cili parashikon ndarjen e praktikave të NATO-s në zhvillimin e aftësive në komandë, kontroll, komunikim dhe sisteme kompjuterike.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Komunikimeve dhe Informacionit të NATO-s, Ludwig Decamps i cili nënshkroi marrëveshjen tha se me marrëveshjen e rinovuar do të thellohet mbështetja që NATO i jep Ukrainës për modernizimin e teknologjive dhe shërbimeve të komunikimit.

Ai theksoi se do të përcaktojnë se në cilat fusha do të trajnohet personeli i Ukrainës. “Ekspertët tanë janë të gatshëm të vazhdojnë këtë partneritet kritik”, tha Decamps.

Marrëveshja e parë që parashikon bashkëpunimin teknologjik mes NATO-s dhe Ukrainës u nënshkrua në vitin 2015. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje po zhvillohet edhe një program për sigurimin e koordinimit dhe paralajmërimit të hershëm për sigurinë e hapësirës ajrore të Ukrainës.

Disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Jashtme të Ukrainës u përballën me sulme kibernetike. Ukraina pretendon se pas sulmeve qëndron Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas sulmeve tha se ekspertët e NATO-s ofrojnë mbështetje për autoritetet e Ukrainës. “Në ditët e ardhshme NATO dhe Ukraina do të nënshkruajnë një marrëveshje rreth bashkëpunimit të zhvilluar kibernetik, që përfshin qasjen e Ukrainës në ‘Platformën e ndarjes së njohurive’ që i përket NATO-s”, deklaroi Stoltenberg./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA