Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kryer ditën e sotme homazhe në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, në 554-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një prononcim pas kryerjes së homazheve, Meta tha se Skënderbeu ishte një krye hero, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor.

Gjergj Kastriot Skënderbeu, që me veprën e tij do ti frymëzojë shqiptarët gjithmonë në betejat e tyre për liri, për solidaritet, për dinjitet kombëtar dhe njerëzor”, theksoi më tej kreu i shtetit.

“Sot është dita e kalimit në përjetësi e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, të cilin me shumë të drejtë Fan Noli do ta konsideronte: Shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët përgjithmonë, sepse është jo vetëm krye heroi ynë kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por njëkohësisht është një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë në rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Është ky heroi kaq i madh, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtet-formim, për pavarësi dhe është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu, që me veprën e tij do ti frymëzojë shqiptarët gjithmonë në betejat e tyre për liri, për solidaritet, për dinjitet kombëtar dhe njerëzor”, u shpreh Presidenti Meta.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel