Kuvendi/ Balla i thotë Nokës: Nuk po marr në mbrojtje PD, ta gëzoni atë që ju ka gjetur

17/01/2022 17:35

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të hënë në seancën e parë plenare të këtij viti deklaroi se PS nuk ka aspak ndërmend të marrë në mbrojtje Partinë Demokratike, por theksoi se kjo e fundit, duhet të “gëzojë atë qe e ka gjetur”.

Balla iu përgjigj deputetit Flamur Noka, i cili më herët e cilësoi kreun e grupit socialist si një “zëdhënës të shoqatës së bravave”, që po merrte nën mbrojtje PD-në.

Ai theksoi se gjatë këtyre gjashtë muajve punë, duhet të krijohet mundësia që të kalojnë vendimet e duhura në dobi të qytetarëve.

Qoftë larg që të hyjmë në punët tuaja të brendshme. I gëzofshi, i paçi për vite me radhë se ne ua thamë se këtu do përfundoni. Rregullorja nuk i ka shumë të qarta disa çështje, mendje se e drejta e çdo grupi parlamentar për ta përjashtuar dikë është e drejtë ekskluzive, prandaj ndërhyra dhe Noka më etiketoi që po marr në mbrojtje. As nuk e kam ndërmend, ju e gëzofshi ça iu ka gjet. Gjej rastin të falënderoj çdo koleg të PD që kanë votuar marrëveshje të rëndësishme se ky është një model që i bën nder secilit prej nesh”, tha Balla.

Për kryetarin e grupit socialist opozita është një institucion tepër i rëndësishëm, madje sipas tij në Kuvend është pjesa përbërëse më e rëndësishme, sepse ka të bëjë me kontrollin parlamentar.

Keni ardhur me disa propozime dhe ne kemi qenë korrekt për të pranuar e punuar dua t’iua them troç që një pjesë e sjelljes tuaj nuk ka qenë brenda asaj që parashikon ligji, rregullorja e kuvendit, e megjithatë ka qenë fleksibilitet. Atë që kemi hequr ne me ju, atëherë ishte Berisha, sot Basha, ato që kemi hequr ne me ju në opozitë jua kemi thënë në 2013 ju s’keni për të vuajtur aspak nga ana jonë. Ta votojmë Gjekmarkajn, ne jemi të gjithë pro sepse është e drejtë ekskluzive“, tha Balla.

Top Channel