Kryebashkiakja e Kurbinit: Nuk gjej fjalët për mirënjohjen ndaj popullit turk

17/01/2022 12:13

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 544 banesave qytetarëve në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën e jashtëzakonshme të Turqisë.

“Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t’i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira.

Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t’i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë”, tha Cara.

Top Channel