Rritja e infektimeve me Covid-19 ka shtuar interesin e qytetarëve për t’u vaksinuar, ku në një qendër shëndetësore kryen mbi 200 vaksinime në ditë.
“Edhe te moshat e reja ka pasur rritje të interesit për tu vaksinuar, ka ndikuar edhe fakti që janë punonjës të administratës dhe u kërkohet vaksina”, Bruna Toçila, mjeke familje QSH10.
Interesi më i lartë mbetet për dozën e tretë nga të moshuarit, pasi është kjo grupmoshë që vuan dhe nga sëmundjet kronike.
“Kam ardhur për të kryer dozën e tretë”, tha një qytetar.
Mjekja shpjegon se periudha e pritjes për tu vaksinuar pasi je infektuar është deri në 6 muaj, por qytetarët kërkojnë të vaksinohen edhe më herët.
Deri më tani në vendin tonë me një dozë është vaksinuar 52.7% e popullatës dhe 47.3% me dy doza.
Top Channel