Opinionisti Berat Buzhala e ka konsideruar të qëllimtë vizitën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin Open.
Sipas tij, vizita e Erdogan ishte sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitonte Kosovën disten e masakrës së Reçakut.
“Erdogan erdhi më 17 janar, si me ardhë Vuçiç në Kosovë ditën e masakrës së Reçakut”, tha Buzhala.
Kujtojmë se vizita e presidentit turk solli reagime të shumta në vendin tonë, pozitive dhe negative.
Gjatë qëndrimit të tij rreth shtatë orë Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.
Top Channel