Egzona Rafuna, një nga banoret më të reja të Big Brother VIP ka qëndruar pranë Donaldit kur kishte krisjen me Beatrix.
Ndonëse moderatorja e ka këshilluar, Beatrix zgjodhi që ta përdorte gjatë misionit të fshehtë që i kishte dhënë Vëllai i Madh. Ajo vendosi në qendër të vëmendjes Egzonën për marrëdhënien me Donaldin ndërsa këtij të fundit i tha se moderatorja e kishte qejf.
Këngëtarja bëri akuza të forta kundër saj në lidhje me Donaldin, i cili më pas edhe ai u përfshi në misionin sekret. Në momentin që “Vëllai i Madh” u tha që të tregonin se e gjitha ishte një lojë, Egzona shpërtheu në lot.
Lidhur me këtë situatë mjaft të vështirë për moderatoren, ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi me të motrën, ku bashkëngjitur me të shkruan:
“Bëhu e fortë motrushi jem”.
Në një bisedë, Egzona i tha Beatrix se nuk duhet të habitet nëse familja e saj nuk i flet ndërsa këngëtarja iu përgjigj se e ka hequr atë barrë në dhomën e rrëfimit.
Top Channel