Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Çfarë përfiton Turqia nga ndihma që i jep Shqipërisë? Erdogan: Jemi vëllezër! Mos e vini në dyshim se…

17/01/2022 17:40

Qeveria turke, nëpërmjet disa projekteve ka ndihmuar vendin tonë me ndërtimet e spitaleve, konvikteve apo qendrave të banimit.

Të shumtë janë skeptikët që vënë në dyshim afrimin e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me kryeministrin tonë, Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës në ambientet e kryeministrisë, nëse Bashkimi Europian duhet të shqetësohet për vëmendjen e shtuar ndaj Shqipërisë dhe çfarë merr Turqia mbrapsht, Erdogan përgjigjet:

Brenda vëllazërisë ka lloj lloj mbështetjesh, që e kapërcejnë dhe vëllazërinë. Ndonjëherë ka marrëdhënie dypalëshe, që kanë dhe detyrime.

Të gjitha i bëjmë bazuar në rregullat e vëllazërisë. Sërish do të vazhdojmë me restaurime dhe ndërtime. Jemi vëllezër. Asnjëherë nuk duhet ta vini në mëdyshje këtë gjë!

Kryeministri Edi Rama tha se “nuk duhet të shqetësohet njeri për këtë marrëdhënie”:

Është një marrëdhënie normale. Edhe kur Shqipëria ishte e mbyllur, marrëdhënia me Turqinë ishte aty.

Janë për të qeshur shumë nga ato që thuhet jo vetëm nga konspiracionistë, por dhe njerëz serioz në BE. Unë nuk di qeveri tjetër, përveç qeverisë turke, kur Erdogan ishte kryeministër, u mblodh në mbledhje të jashtëzakoshme për të ndjekur. Është respekt reciprok. Janë marrëdhënie që kanë interes”.

Sipas kryeministrit shqiptar, roli i Turqisë është i pazëvendësueshëm, në funksion të paqes. Mes dy vendeve, thotë ai, ka respekt reciprok, ndërsa më tej thekson se Erdogan ka mbajtur gjithnjë premtimet që i ka bërë qeverisë shqiptare.

Top Channel