Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka shtuar “listën e kuqe” me të tjera vende.
Sipas rregullores së publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, në “listën e kuqe” përveç Turqisë janë përfshirë Austria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Hungaria, Luksemburgu, Izraeli, Kuvajti, Katari dhe Libani.
Që nga 19 shkurti, hyrjet në Bullgari janë pezulluar për ata që vijnë nga këto vende, duke përjashtuar kalimet tranzit.
Përjashtim kanë shtetasit bullgarë, personat me lejeqëndrim, shtetasit e BE-së nga vendet e Unionit, mjekët, personat që punojnë në çështjet humanitare, anëtarët e delegacioneve zyrtare, punëtorët sezonal, personat me leje të posaçme nga Ministria e Shëndetësisë dhe studentët.
Shtetasit bullgarë dhe ata me leje qëndrimi në vend do të duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi të vlefshme dhe një test PCR negativ jo më vonë se 72 orë përpara udhëtimit, në mënyrë që të mos i nënshtrohen karantinës në kthimin e tyre nga vendet e “listës së kuqe”.
Fëmijët e moshës 12-18 vjeç që vijnë nga vendet e listës së kuqe do të mund të hyjnë në vend me një test PCR negativ ndërsa ata që nuk e bëjnë testin do të karantinohen për 10 ditë. Fëmijët nën moshën 12-vjeç do të përjashtohen nga rregulli.
Top Channel