Banesat në Laç/ Ministri turk i mjedisit: Jam i lumtur që Turqia e mbajti premtimin

17/01/2022 12:03
Ministri turk

Ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum tha në ceremoninë e ndarjes së dorëzimit të çelësave për banesat e reja në Laç se është shumë i lumtur që Turqia e ka mbajtur premtimin e saj për qytetarët e Laçit.

Kurum tha se Turqia do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë.

“Sot jemi këtu në më shumë se 500 njësitë e banimit që kemi ndërtuar, iu uroj të prekurve një jetë të qetë dhe të lumtur në këto banesa të reja. I nderuar president , kryeministër, marrëdhëniet tona janë të krijuara mbi një lidhje të madhe shpirtërore që vjen nga vllazëria, historia e përbashkët na afron më shumë me njërit tjetrin. Shkrimtari i fjalorit të parë në kohën osman Sami Frashëri, po ashtu autori i himnit të Turqisë, Ersoi janë nga arkitektët e gjuhës së përbashkët, të zemrës që ne flasim sot.

Duke nisur nga këto lidhje që ekzistojnë mes nesh ne të ditë mira kemi ndarë gëzimet në ditë të vështira telashet.

 Kështu dy vite më parë me udhëzim të presidentit Erdogan , nxitua të ndihmonim vëllezërit tanë shqiptarë.

Dhe ja ku jemi sot, po dorëzojmë ato që kishim premtuar. Ne si Turqi do të jemi pranë Shqipërisë gjithmonë, siç kemi qenë”, tha ai.

Top Channel