Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:00 në fshatin Këmishtaj.

29-vjeçari i identifikuar me inicialet A.D., banues në Divjakë po drejtonte automjetin tip “Audi” dhe u përplas me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues Klinton Xharaj, 29 vjeç.

Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel