Për herë të dymbëdhjetë! Real Madrid fiton Superkupës e Spanjës

16/01/2022 22:07

Real Madridi mundi Athletic Bilbao 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite dhe e ngriti trofeun për herë të dymbëdhjetë në histori.

Blancos mundën baskët me golat e Modric në minutën e 38-të dhe penalltinë e Benzemas në minutën e 52-të. Në finale të takimit Courtois i priti Raul Garcias penalltinë që mund të rihapte ndeshjen

Rreziku i parë erdhi nga Benzema pas një diagonaleje që përfundoi jashtë. Zhbllokimi i ndeshjes erdhi në minutën e 38-të, kur Rodrygo kalon në të djathtë dhe pasoi në qendër për Modric, i cili nga Brenda zonës çoi topin në rrjetë. Athletico Bilbao reagoi dhe iu afrua barazimit në fund të pjesës së parë pas një aksioni individual të Sancet.

Në fillim të pjesës së dytë, Arbitri Grado akordoi penalltinë që vetë francezi realizoi.

Protagonist negativ i mbrëmjes ishte Raul Garcia, i cili me kokë shpërdoroi golin e mundshëm të 1-2 në minutën e 87-të si dhe humbi një penallti në minutat e fundit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA