Pandemia, e vështirë e të moshuarve/ Rrëfimi i një çifti pensionistësh që jetojnë në banesat sociale në Tiranë

16/01/2022 20:21

Periudha e pandemisë ka ndikuar në familjet shqiptare, një pjesë e të cilave për shkak të frikës kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi.

Vjoleta Demiri dhe Isuf Demiri, një çift pensionistësh që jetojnë me nipin dhe mbesën në banesat sociale në Shkozë, na hapën dyert e shtëpisë. Ata treguan se nga frika e infektimit me Covid kanë qëndruar me njërit tjetrin, duke i shmangur sa kanë mundur kontaktet me persona të tjerë.

Teuta e cila vuan nga disa probleme shëndetësore, nuk ka pranuar asnjë person në shtëpi përveç bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, Alketa edhe kur shkon në punë vendos dy maska për tu mbrojtur.
Përhapja e varianteve të reja të Covid në vendin tonë ka shtuar shqetësimin tek qytetarët ndërsa është vënë re dhe rritje e infektimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA