”Ç’do mendojë familja ime?”/ Egzona mbytet në lot, Donaldi përpiqet ta qetësojë
16/01/2022 01:12
Mbasditen e sotme shtëpinë e pushtuan debatet dhe diskutimet e shumta.
Shkak është bërë sjellja që Beatrix pati kundrejt Egzonës për shkak të një misioni që i ishte ngarkuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.
Beatrix duhet të dramatizojë lidhur me çdo situatë që ndodh në shtëpi, sfidë për të cilën ‘’shigjetoi’’ Egzonën.
Beatrix aludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe si rezultat ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit.
Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar.
‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’,- tha ajo mes lotësh.
Top Channel