Berisha-ndërkombëtarëve: Më 8 janar donim vetëm të nxirrnin banditët nga shtëpia jonë

16/01/2022 13:12

Nga Shkodra Sali Berisha duke ju drejtuar ndërkombëtarëve tha se protesta e 8 janarit ishte një protestë paqësore,që do të jetë e pandalshme.

Ai tha se protestuesit donin vetëm të nxirrnin banditët siç i quajti ,nga shtëpia e tyre.

“Thirrja për partnerët ndërkombëtar, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar nuk kërkonin gjë tjetër, por arë që do të bënte një polici e çdo shteti të lirë, të nxirrnin banditët nga shtëpia e tij . Kush është ai që e sheh shtëpinë e tij plot me bandit dhe nuk “lufton” t’i nxjerri? 8 janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën. Ata që mbështesin Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë”, tha ai.

FOTO GALERI
3/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA