Tottenham v Arsenal: Anulohet ‘derby’ i Londrës të dielën prej mungesës së futbollistëve (fotot)

15/01/2022 17:12

Derby i veriut të Londrës Arsenal – Tottenham që duhet të luhej pasditen e të dielës, është anulluar sot nga autoritetet pasi Topçinjtë nuk kanë futbollistë të mjaftueshëm për të zbritur një skuadër në fushë.

Kampionati anglez Premier League tha se kishte pranuar kërkesën e Arsenal për shtyrjen e ndeshjes.

“Vendimi erdhi nga një kombinim arsyesh si futbollistë të dëmtuar së fundmi, futbollistë që janë dërguar me detyrë me kombëtaret në Kupën e Afrikës dhe infektimet me Covid-19,” thuhej në deklaratën e Premier League.

Kjo është ndeshja e 21-të e kampionatit anglez që është shtyrë sezonin e sivjetshëm, kryesisht prej koronavirusit.

Premier League thotë se një skuadër duhet të ketë të paktën 13 futbollistë fushe dhe një portier për të zbritur në fushë.

Skuadra e Arsenal ka dërguar me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës futbollistët, Thomas Partey, Mohamed Elneny, Pierre-Emerick Aubameyang e Nicolas Pepe, ndërsa tre janë dëmtuar dy ditët e fundit Cedric Soares, Bukayo Saka e Calum Chambers, në barazimin e kupës Carabao të enjten kundër Liverpool.

Granit Xhaka është pezulluar si zakonisht prej një tjetër kartoni të kuq ndeshjen e fundit, kurse Martin Odegaard raportohet i sëmurë.

Arsenal tha se “me keqardhje” kishte aplikuar për shtyrjes dhe shtonte se skuadra ishte e “zhgënjyer” për zhvillimin.

FOTO GALERI
1/3
Derby i veriut të Londrës Arsenal - Tottenham që duhet të luhej pasditen e të dielës, është anulluar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA