Dhjetra skulptura të lashta kamboxhiane me vlerë më shumë se $35 milionë po kthehen tashmë në shtëpinë e tyre, disa vjet pasi ishin vjedhur, blerë në SHBA dhe shitur në një mashtrim disa-vjeçar nga koleksionisti famëkeq, tashmë i ndjerë Douglas Latchford.
34 skulptura janë prej bronzi, floriri ose graniti datojnë prej shekujve 8, 10, 11 e 12, mes të cilave përfshihen rikrijime të Budës dhe hyjnive të tjera hindu si Vishnu, Shiva e Garuda, sipas dokumenteve gjyqësore të hartuara kësaj jave nga prokuroria e Manhattan.
Në tetor 2021, publikimi i dokumenteve Pandora Papers detajonte asetet e fshehura të disa prej njerëzve më me influencë në botë, duke dhene detaje të frikshme se deri ku arrinte Latchford për të fshehur gjurmët e tij, raporton e përditshmja Washington Post .
Pandora Papers zbuloi se ai kishte shitur objektet drejtpërdrejt te pesë muzeume botërore si British Museum, Denver Art Museum, Cleveland Museum of Art, Galeria Kombëtare e Australisë, apo ajo amerikane Met.
Latchford, i cili jetonte në Tailandë ku dhe vdiq në gusht 2020 në moshën 89 vjeçare, u padit në 2019 për mashtrim financiar dhe akuza të tjera në lidhje me aktikitetet e vjedhura e të shitura më pas në Londër e New York, por pas vdekjes së tij akuzat u tërhoqën.
Skulpturat iu kthyen qeverisë së SHBA nga koleksionisti që i kishte blerë prej Latchford, i cili u identifikua si themeluesi i rrjetit Netscape, James H. Clark.
Clark dhe koleksionistë të tjerë që kishin blerë nga Latchford thonë se u gënjyen nga dokumente false identifikimi të objekteve dhe pranuan kthimin e objekteve ne menyre vullnetare, sipas mediave.
Zyrtari amerikan i sigurisë Ricky J. Patel qe u kujdes per ceshtjen, tha se autoritetet e New York “do të jenë të palodhura në përpjekjet e zbulimit të të gjitha antikiteteve të lidhura me mashtrimin e Latchford dhe do të sigurohen që çdo pjesë historie të gjendet dhe të kthehet në vendin e saj.”
Top Channel