Numërohen zogjtë e egër/ Censusi në liqenin e Prespës tregon më pak shpendë të ujit

15/01/2022 15:17

Ngrohja klimaterike ka sjellë efektet e saj edhe në zonën e Prespës ku ka nisur censusi Dimëror i shpendëve të ujit.

Numërimi përveç vendit tonë po bëhet paralelisht edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut ku shtrihen 2 liqenet e Prespës.

Për ekspertët paraprakisht vihet re një ulje e numrit të shpendëve si bajza që është kryesorja për këtë zonë por shtim i specieve të reja mes të cilave për herë të parë edhe gavia arktika

Në Shqipëri janë 30 pika ku po numërohen shpendët dhe kjo organizohet nga Agjensia Kombëtare e zonave të mbrojtura.  Për zonën e Prespës është një TREGUES i mirë për të parë gjatë viteve sesi është duke funksionuar mbrojtja në këtë park. Pas shumë viteve në qoftë se numri i shpendëve do të ulet atëherë do të duhet të ndërmarrim veprime,

Censusi dimëror i shpendëve do të vazhdojë edhe në Prespën e Vogël e më tej edhe në liqenin e Ohrit në Pogradec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA