Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.

Mbledhja drejtohet nga Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar, Arta Sakja. Në fjalën hapëse të parën e saj si Kryetare e Këshillit, Arta Sakja u premtoi demokratëve se me këtë detyrë që i është besuar nga vota e anëtarëve të KK, nuk do të abuzojë kurrë. Rendi i ditës u miratua si më poshtë:

-Informim për vendimet e kryesisë së PD dhe situatën aktuale.

-Diskutimi  dhe miratimi i rregullorës së punës së Këshillit Kombëtar.

-Diskutim për planin e organizimit të partisë.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha tha: “Dua t’ju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët.

Unë e kam dorën te shtrirë ndaj çdo demokrati qe do një PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kunder regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë.

Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë.

Këto nuk janë ditë të lehta për ne demokratët. Ndoshta janë ditët më të vështira që ka kaluar kjo parti që nga ekzistenca e saj. Mirëpo po ashtu, cdo demokrat dhe cdo shqiptar ka vërejtur dhe çmuar  vendosmërinë e secilit prej jush, me energji dhe përgjegjshmëri, për të qëndruar, për të kontribuar, për të dhënë edhe më shumë nga vetja jua, për demokratët dhe PD.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA