Në spitale situata më e qetë/ 17 pacientë janë në gjendje të rënduar

15/01/2022 19:38

Pranë spitalit Infektiv vijon të ketë familjarë të pacientëve që paraqiten për tu interesuar për gjendjen shëndetësore apo për ti shoqëruar të afërmit e tyre për tu shtruar në spital.

Situata në spitalet COVID duket e qendrueshme  pavarësisht infektimeve të larta ndonëse cdo ditë ka qytetarë që paraqiten në urgjencën infektive.

Pjesa më e madhe e të shtruarve janë nga kryeqyteti që mban dhe numrin më të lartë të infektuarve, 9495 nga mbi 19 mijë raste aktive që janë të shpëendara në të gjithë vendin.

Top Channel