Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka propozuar që të largojë mbështetësit e Berishës nga drejtimi i Komisioneve Parlamentare.
Më konkretisht ka propozuar emrin e Grida Dumës si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, duke zëvendësuar Albana Vokshin.
Flutura Açka është propozuar si kryetare e Komisionit të Arsimit, ndërsa Dhurata Çupi si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, duke zëvendësuar Oerd Bylykbashin.
Tek Sekretariati për Buxhetin është propozuar Xhelal Mziu (sekretar), tek Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar), tek Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar) dhe tek Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar).
Ndërsa Agron Gjekmarkaj u miratua si Nënkryetar i Kuvendit dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike. Në mbledhje u vendos gjithashtu që Enkelejd Alibeaj të ruajë funksionin e nënkryetarit të partisë por të bëhet edhe kryetar i grupit parlamentar të PD.
Këtë post e mbante Alfred Rushaj që sipas Bashës nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore.
“Unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD“, tha Basha.
Top Channel