Aksident në Durrës, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen

15/01/2022 19:25
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel