Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën rurale Kemishtaj-Tre urat në Lushnje.

Një 62-vjeçar i identifikuar si Agim Kola, banues në Lushnje, teksa po udhëtonte me motomjetin tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se është përplasur me barrierën anësore e më pas ka përfunduar në asfalt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së qarkullimit rrugor dhe ambulanca e cila ka transportuar trupin e viktimës në morgun e spitalit t Lushnjes. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA