Vendimi zgjedhjet vendore, Meta: Gjykata Kushtetuese tregoi që aq këllqe kishte

14/01/2022 13:36

Presidenti Ilir Meta tha se Gjykatës Kushtetuese “aq këllqe kishte”, duke iu referuar vendimit për 30 qershorin.

Sipas Metës, “Gjykata Kushtetuese ose do thoshte ishin kushtetuese ose që ishin antikushtetuese”.

“Gjykata Kushtetuese aq këllqe kishte ta themi siç është, aq këllqe kishte se do thoshte o ishin kushtetuese o ishin antikushtetuese. Ata bënë zgjedhjen e tyre është çështje e tyre unë tani jam i detyruar se kam pritur vendimin e GJK, edhe ata që vendosën kusht kanë pritur të bëhen zgjedhje në gjithë Shqipërinë me kandidatë alternativë, të fitojë kush të dojë e të lëmë pas këtë njollë të shëmtuar, tani gjykata tha s’dua të shprehem për thelbin e kësaj çështje, e ke të pamundur të shprehesh e kuptoj por procedurat si gjykatë do i bësh, nëse kërkon pyetje shoqata e bashkive pyetje do e çosh nëse s’do të përgjigjet Venecia le ta mbajë Venecia.”, u shpreh Meta.

Top Channel